Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Shkak i kësaj kërkese të Musliut janë bërë arrestimet e shumta të pjesëtarëve të policisë, njofton Klankosova.tv.
Musliu, konsideron që pas gjithë këtyre arrestimeve nuk ka kuptim që Sveçla dhe Mehmeti të ushtrojnë detyrat e tyre.
“Pas arrestimit të numrit të madh të policëve, nuk ka më kuptim që edhe më tutje të ushtrojnë detyrën e tyre, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Dorëheqja e tyre do t’i bënte nder Policisë së Kosovës, Kosovës dhe vet Mehmetit e Sveçles”.