Serbia vazhdon me programin e saj të fuqizimit dhe të përditësimit të ushtrisë së saj dhe dërgesa e fundit është sërish ruse.
Sipas mediave serbe, armët e reja janë sistemet ruse antitank, të njohura si “Vrasësit e tankeve”, që mbërritën me një avion ushtarak rus në Beograd ditën e enjte.
“Një goditje, një tank armik më pak”, kjo është fraza me të cilën serbët përshkruajnë efikasitetin e sistemit rus antitank.
Dërgesat janë pjesë e një marrëveshjeje afatgjatë mes Rusisë dhe Serbisë për bashkëpunimin ushtarak, që ka parë Beogradin të furnizohet deri më tani me avionë luftarakë Mig-29, tanket T-72 dhe automjetet e blinduara BRMD-2.
Serbia bëhet vendi i tretë europian që blen nga Rusia sistemin antitank, pas Greqisë dhe Turqisë që e kanë këtë sistem në ushtritë e tyre.