Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes (LVV), Armend Muja, ka reaguar lidhur me zhvillimet në veri të vendit.
Muja ka thënë se Republika e Kosovës është e gjithë qytetarëve të saj, por sipas tij, jo e “bandave” të presidentit Vuçiq.
Muja tutje tha se këto “banda” janë në tkurrje e sipër.
“Republika e Kosovës është e gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Por, jo e bandave të Vučić, që janë në tkurrje e sipër!”, shkruan Muja.