Propozimin për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga fondi pensional po e kundërshton partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Madje sipas deputetit të kësaj partie, Armend Muja një gjë e tillë nuk bën të ndodhë, pasi mund të kthehet në ‘shprehi’ për qytetarët.
Por, sa kursime ka deputeti Muja, që po e kundërshton mundësinë e tërheqjes së parave nga Trusti?
Në bazë të të dhënave në Agjencinë kundër Korrupsionit, Muja del se ka mjaft kursime
Nga tri llogari kursimesh ka treguar se ka 14, 673 euro kurse në një llogari tjetër rrjedhëse ka deklaruar 1, 031 euro.