GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Armend Muja i kundërpërgjigjet Bërnabiqit për “listën” me serbë që rekomandoi të arrestoheshin

24/12/2022
në Ballina, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Armend Muja i kundërpërgjigjet Bërnabiqit për “listën” me serbë që rekomandoi të arrestoheshin
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja më 22 dhjetor në profilin e tij në ‘facebook’ kishte publikua një numër emrash të serbëve që drejtojnë grupet kriminale në veri të Republikës së Kosovës. Në shkrimin e tij Muja kishte përfshirë edhe vëllain e Aleksander Vuçiqit, Andrija Vucic si pjesë e “Severna Brigadës” bashkë me Milan Radojicic, Zvonko Veselnivocq e Radule Steviq, raporton Gazeta Expres.

Përveç këtyre emrave, Muja kishte përmendur edhe për persona të ekstremit të djathtë që janë të lidhur me Rusinë, Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë. Një ndër ta është edhe djali i Aleksander Vuçiqit, Danilo Vuçiq.

Muja kishte rekomanduar arrestimin e emrave të cilët i kishte publikuar në profilin e tij, derisa kishte sqaruar në fillim të shkrimit të tij se Kosova nuk ka një listë për arrestim.

“Kjo është lista që unë do e rekomandoja për arrestim për një Mitrovicë pa krim, banda dhe barrikada”, ka shkruar Muja.

Raportimet në media për shkrimin e Mujës kanë nxitur reagime të mëdha në Serbi. Pa reaguar s’ka qëndruar as kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, duke thënë se “kjo është lista e serbëve që duhet të arrestohen e që ekzistencën e saj Prishtina e mohoi ditë më parë”.

“Ky është edhe një mesazh tjetër brutal nga Prishtina se serbët nuk mund të ndihen të sigurt në Kosovën e Kurtit”, kishte shkruar ajo në reagim për qëndrimin e deputetit Armend Muja.

Brnabiq tutje kishte thënë se “çfarë mund të presin serbët në Kosovë nëse Albin Kurti ka targetuar vëllain dhe djalin e Vuçiqit”.

Për këtë reagim të Bërnbaiqit s’ka qëndruar pa reaguar deputeti Armend Muja, i cili i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe sot në “twitter”.

Muja ka thënë se Qeveria Kurti s’ka ndonjë “listë”, megjithatë ka shtuar se ekziston një listë e “bandave të njohura miqësore ndaj Rusisë, të mbështetura nga Serbia, që terrorizojnë qytetarët tanë serbë në komunat veriore”.

Deputeti Muja ka këshilluar Bërnabiqin që të shikoj listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Express.

“Qeveria e Kosovës s’ka “listë”. Sidoqoftë është një listë e bandave të njohura miqësore me Rusinë që mbështeten nga Serbia, që terrorizojnë qytetarët tonë serbë në komunat veriore. Shiko Sanksionet e Thesarit Amerikan dhe BE-së për grupin kriminal të  Veselinoviqit dh Radojicicit”, ka shkruar Muja në kundërpërgjigjen e tij.

Tags: Armend Mujabernabiq
ShareTweetShare
Previous Post

Austri| Kosovari therr me thikë gruan e tij në një palestër fitnesi

Next Post

Po lante xhamat në shtëpi, gruaja në Tiranë bie nga ballkoni dhe vdes

Next Post
Po lante xhamat në shtëpi, gruaja në Tiranë bie nga ballkoni dhe vdes

Po lante xhamat në shtëpi, gruaja në Tiranë bie nga ballkoni dhe vdes

Lajmet e fundit

Quni kritika VV’së: S’kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me aleatët, e ka futur shtetin në izolim

Quni kritika VV’së: S’kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me aleatët, e ka futur shtetin në izolim

23/05/2025
Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

23/05/2025
Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

23/05/2025
Moti për sot: Me diell e vranësira, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C

Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu

23/05/2025
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Quni kritika VV’së: S’kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me aleatët, e ka futur shtetin në izolim

Quni kritika VV’së: S’kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me aleatët, e ka futur shtetin në izolim

23/05/2025
Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

23/05/2025
Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

Lansohet potpuria nga Fahrije Zogaj, Lendita Selimi dhe Blendona Sylaj

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.