GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Armend Muja bëhet ‘hor’, e befason edhe moderatorin me deklaratën e tij

10/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Del video e Mujës: O korrigjim të kufijve me SHBA-të, o asociacionin me BE-në e Gjermaninë
Share on FacebookShare on Twitter

Disa ditë më parë, Armend Muja, deputet i VV-së, i njohur për qëndrime jo rrallëherë kontraverse, bëri një deklaratë të çuditshme. Në emisionin “Context” të ATV-së, Muja, që dikur ishte analist, erdhi në përfundim se Serbia në kohën e Zoran Gjinigjiqit, ish-kryeministër i vrarë i Serbisë, ishte më demokratike se Kosova. Madje, kundërshtimin e moderatorit Leart Hoxha, Muja e cilësoi si “palidhje”.

“Serbia ka qënë më demokratike se Kosova në kohën e Gjingjiqit…Unë them që Serbia në fillet e saj të demokratizimit, në kohën e Gjingjiqit ka qenë më demokratike.” – ishte përgjigja e z. Mujës pas disa këmbënguljeve të moderatorit Hoxha.

Sigurisht, deklarata e Mujës ka një kontekst që duhet shpjeguar. Gjingjiq, që ishte përkrahës i ndarjes së Kosovës, u “legjitimua” si lider demokrat në një shkrim “vajtues” të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës. Në përkujtimin dashamirës të Kurtit për Gjingjiqin, shefi i Mujës fliste me ëndje për jetën dhe veprën e ish-kryeministrit serb.

“Teksa admironte ‘aksionin komunikativ’ të Jurgen Habermasit, filmi më i dashur i tij ishte ‘Andrei Rublev’ i Andrei Tarkovskyt.” – shkruante mes tjerash Kurti për Gjingjiqin, të cilin e quante demokrat.

Në këtë kontekst, Muja po e vazhdon të njëjtën narrativë pro-Gjingjiqit, të cilën gjë e trasoi i pari Kurti, shefi i tij në Lëvizjen Vetëvendosje. Deklarata e Mujës është pjesë e një tendence të Qeverisë Kurti për të komentuar figura të ndryshe serbe, përfshirë Oliver Ivanoviqin, ish-liderin e vrarë serb të Kosovës, i cili akuzohej për krime ndaj shqiptarëve. Megjithatë, deklarata e Mujës ka ngjallur reagime të shumta.

Kritikat ndaj Mujës…

Një qëndrim të tillë e ka kundërshtuar Milazim Krasniqi, profesor universitar dhe njohës i rrjedhave politike në Kosovë e Serbi. Duke e cituar raportimin e Nacionales, Krasniqi vlerësoi se njerëzit e pushtetit kanë vendosur të bëhen horë.

“Këta njerëz të pushtetit e kanë vendosur me u ba horë me ka krejt. Zoran Gjingjiqi i ka fshehur varrezat masive të shqiptarëve. (Kur e ka njoftuar ministri Mihajlloviq për varezat masive, Gjingjiqi i ka thënë fshehi.) Gjingjiqi ka ardhë më pushtet me ndihmën e organizatës terroriste të UDB-së, “Beretat e Kuqe.” Ajo organizatë e ka vrarë më vonë Gjingjiqin, sepse i ka tradhtuar. Jo pse ka qenë demokrat. P.S. Kushdo që e lavdëron Gjingjiqin e Oliver Ivanoviqin, e fyen dhe e poshtëron kombin shqiptar.” – shkroi z. Krasniqi.

Sipas Halil Matoshit, analist i njohur, Serbia është në një luftë me veten.

“Serbia që nga Obrenoviqët, Karagjorgjeviqët e deri tek Gjinxhiq e sëvoni edhe Vuqiç është duke u ballafaquar me vetën, në një luftë ende pa fitues – ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, por që e ka lënë në mendësinë mesjetare. Serbët i sundon Kisha Ortdokse dhe popat (shumë nga ta klerofashistë) dhe jo Qeveritë, sado të daluna nga vota e lirë!? Obrenoviqi ishte properëndimor – u vra nga një efektiv prorus i ushtrisë serbe. Karagjorgeviq ishte properëndimor – u vra. Gjinxhiq poashtu.” – deklaroi Matoshi për gazetën Nacionale.

Tutje, z. Matoshi vlerësoi se Gjingjiqi, kryeministri i vrarë serb, por edhe presidenti serb Tadiq, ishin vetëm kukulla në duart e nacionalizmit serb.

“Tadiç nuk bëri asgjë,sepse u bashkua me klerofashozmin rreth Kosovës. Besohet se nëse e njeh Kosovën dhe mbijeton, Vuçiq mund ta orientojë Serbinë kah Perëndimi. Nuk mund të ketë Serbi demokratike pa i thënë jo Kishës në shtet dhe pa i thënë jo rusifkimit. Sëkëndejmi nuk mund të ketë liderë demokratë pa Serbinë Perëndimore e demokratike. Edhe Gjinxhiq e Tadiq ishin kukulla në duart e nacionalizmit shovenist serbian.” – shtoi z. Matoshi.

Siç ka shkruar Nacionale, Gjingjiq ka pasur qëndrime tmerruese ndaj Bosnjës e shqiptarëve, teksa kishte propozuar ndarjen e Kosovës mbi baza etnike.

Tags: Armend MujaHalil MatoshiMilazim Krasniqi
ShareTweetShare
Previous Post

Njohësi i Kushtetutës vlerëson se kushtetuta e Kosovës duhet të pësojë ndryshime serioze

Next Post

Gërrhima e Luizit dhe sikleti i Kiarës, si reaguan banorët e BBVA nga imitimet e Portokallisë?

Next Post
Gërrhima e Luizit dhe sikleti i Kiarës, si reaguan banorët e BBVA nga imitimet e Portokallisë?

Gërrhima e Luizit dhe sikleti i Kiarës, si reaguan banorët e BBVA nga imitimet e Portokallisë?

Lajmet e fundit

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.