Kimete Berisha
Në një vend ku Ministri i Mbrojtjes e mëson KFOR-in se ku duhet të pozicionohet, dhe kërkon nga KFOR-i të jetë më vigjilent në Veri, dije mirë sa sahati.
Armënd Mehaj në jetën e tij nuk ka qenë në Mitrovicë,
nuk ka haber se si duket Veriu,
nuk e di çka është lufta, as çka është mbrojtja.
Qe 1 vit ka treguar se s’di gjë.
Armend Mehaj mund të na tregojë neve (që e kemi përjetuar luftën),
veç çka është largësia,
çka është mohimi i luftës,
çka është liria e gatshme,
çka është dashuria platonike,
çka është karriera dhe pozita e falur…
(nëse do) mund të na tregojë edhe pozicionimin e tij shpirtëror: a më shumë e do Kosovën a Albinin.
Për sigurinë, për mbrojtjen, për luftën, për rrezikun nga një pushtim i ri, aman, të na flasin Agim Çeku, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Ramushi me vëllezër, Anton Quni, Remi, e këta….e jo një teoricient i mbrojtjes imagjinare, pa asnjë ditē përvojë pune në terren.
Ti nuk e di çka është lufta!
Ti kujton se lufta ka ndodhur që ti të bëhesh ministër.
Që Albin Kurti të bëhet Lenini, e Vjosa – sherife!
Jo.
Lufta, edhe kur përfundon, në kokën tënde nuk mbaron kurrë!
Kjo e bën luftën më të rëndë se vdekja.
Sepse, edhe kur del i gjallë nga lufta – nuk shpëton (veç mbijeton).
Ne e kemi një Kryeministër që as në luftë nuk e ka përdor pushkën për t’u mbrojtur,
se edhe e ka mërzi pushkën,
por edhe ka preferuar që të vdesin të tjerët për lirinë e tij,
mashqit e Ramushit (ua marrtë t’ligat, more Zot që po t’lutna).
P.S. Nëse kam kohë, popull i vetmuar, do t’ua tregoj më vonë disa receta vegjetariane, se si të gatuani armë efikase kundër armikut, pa pasur nevojë për energji elektrike.
Krejt çfarë ju duhet: një tëhollusë,
bukë franceze në formë të shpatës (me maje),
kore (preferohet korja e krelanës, e punuar nga një magjetore shumë e patalentuar),
red hot chili peppers (pluhur),
uthull t’9 përqindve,
kastraveca,
tinari i lakrës turshi;
hudra (për deziorientimin e armikut),
karrota të ngrira,
dhe shega (në vend të granatës).
Granata e ka marrë emrin nga shega (pomegranate), për shkak të fortësisë së saj.
(Në shërbim të atdheut, K.B ??)