Një person kishte hyrë të thyente arkën e xhamisë në Milloshevës.
Meqenëse këtë nuk ia doli, ky u sigurua të merrte me vete pajisjen e kamerave të sigurisë, ku ruheshin pamjet e filmuara.
Këtë e bëri pa qenë i vetëdijshëm se këto të fundit mund të ishin edhe diku tjetër.
“Ne fatmirësisht e kemi pas edhe një diviar tjetër jashtë objektit të xhamisë, dhe nëpërmjet asaj kemi arrit me pa se çka ka bo këtu”, ka thënë imami i xhamisë Alaudin Abazi.
Por, pasi gjithçka ishte e filmuar, policia arriti ta identifikoj dhe arrestoj hajnin.