Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Atdhe Xheravina u përfol shpeshherë në media rozë për një lidhje të mundshme me moderatoren, Bora Zemani.
Gjithçka filloi nga disa komplimente të dhëna nga kosovari drejtuar moderatores kur ai ishte pjesë e këtij emisioni të dashurisë.
Ata janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave. Fillimisht Atdheu foli me superlativa në disa intervista të ndryshme për moderatoren dhe pas vëmendjes që mori nisi të shkonte edhe më tej duke deklaruar se ajo ishte e vetmja vajzë që i pëlqente në “Për’puthen” dhe se nëna e tij do e donte për nuse.
Pas ndarjes nga Donaldi verën e kaluar në mediat sociale qarkulloi një video e Borës dhe Atdheut që shiheshin në një tavolinë. Por, Bora reagoi asokohe se videoja është bërë gjatë turit që emisioni i dashurisë organizoi në qytete të ndryshme. Kur Donaldi ishte në ‘Big Brother VIP’, disa foto të tjera qarkulluan ku shihej Atdheu në makinë me një vajzë që i ngjasonte Borës, e që doli të ishte Efi. Atdheu nga ana tjetër shfrytëzon çdo rast për thumba në rrjetet sociale që ndjekësit ta lidhin me Borën.
Zëra të shumtë thonë se mes tyre ka pasur diçka por opinionisti i “Për’puthen”, Arjan Konomi thotë se diçka e tillë nuk është e vërtetë.
Gjatë një video direkte në rrjetin social “TikTok” kur po komentohej trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix ai u pyet se si u ndje Donaldi kur Bora iku me Atdheun. Gjë që u mohua kategorikisht nga Arjani i cili tha: “Jo, jo nuk është e vërtetë tani mos ia fut kot. Jo, jo. Këto janë llafe, shpifin ata njerëzit që duan.” Kur personi në fjalë i tha se mund t’i japë argumenta Arjani e mbylli duke u shprehur: “Ndërrojmë temë.”