GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Arifi që sot kritikon gazetarët-Vitin 2013, për ta ndalu tubimin e Hashim Thaçit, kishte deklaru që në restorant ka mjet shpërthyes.

13/02/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Arifi që sot kritikon gazetarët-Vitin 2013, për ta ndalu tubimin e Hashim Thaçit, kishte deklaru që në restorant ka mjet shpërthyes.
Share on FacebookShare on Twitter

Naser Arifi, njeriu i afërt i presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, i cili dikur frikësonte ish-kryeministrin Hashim Thaçi me bombë, i ka quajtur “djaj” gazetarët e Kosovës.

Anëtari i Listës Guxo, në një postim në faqen e tij të Facebookut, ka thënë se gazetarëve “nuk iu ka mbetur gjë tjetër vetëm zhurma, klithma”.

“Të mjerët, të shkretët si nuk e kuptuan herët se dashuria për pushtet dhe para të bënë të pafytyrë, qyqar, të fut në zhgënjim të pafund!!! Zhurma, klithma, sharjet, tē cilat i shfaqin edhe nëpër studiot televizive, i ngjajnë djallit!”, shkruan ai, në Facebook.

“Paparaci” shkruan se Naser Arifi në pranverën e vitit 2013 kishte tentuar të ndalonte takimin e ish-kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi ku kishte organizuar takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjilan.

Arifi, atë kohë kishte bërë një lajmërim të rrejshëm në Policinë e Kosovës se në restorantin ku do të mbahej takimi i ish-kryeministrit me veteranët është vendosur një mjet shpërthyes.

Për lajmërim të rrejshëm, ai ishte akuzuar nga Prokuroria e Shtetit.

Në aktakuzën ndaj Arifit thuhet se ai kishte blerë një kartelë telefoni me të cilën e kishte lajmëruar policinë.

Pasi kishte kryer punë, Arifi e kishte nxjerrë sim-kartelën nga telefoni dhe e kishte hedhur në bërllok. Këtë e kishte bërë për ta fshehur lajmërimin e rremë.

“…në shenjë pakënaqësie për trajtimin e veteranëve të UÇK-së dhe familjarëve të dëshmorëve, pa menduar se do të shkaktojë ndonjë pasojë të ndaluar, e ka blerë një sim – kartelë të telefonisë mobile Ipko dhe në ora 19:01 minutë, ka thirr në numrin e policisë 192, me ç’rast edhe i ka njoftuar se te restoranti “Luxor” ka mjet shpërthyes e që më pastaj e ka ndërprerë linjën dhe ka nxjerrë sim – kartelën dhe e ka hedhë në mbeturina”, thuhet në aktakuzën ndaj mbrojtjes së afër të Osmanit.

Tutje në aktakuzë thuhej se Arifi kishte deklaruar se kishte shkuar në afërsi të restorantit për të shikuar se a kishte pasur ndikim thirrja e tij.

“I njëjtë më pastaj ka deklaruar se me automjetin e markës Mercedes ka shkuar në afërsi të restorantit Luxor për të vërejtura se a ka pasur ndikim kjo thirrje e që ka kuptuar se tubimi kishte vazhduar”, thuhet në aktakuzë.

Me këtë, Arifi kishte kryer veprën penale, “lajmërim apo kallëzim i rremë”, me ç’rast Gjykata Themelore në Gjilan, pas një procesi gjyqësor, i kishte shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 300 euro.

Arifi e ka “të mbushur” Facebookun e tij me fotografi të Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës, përfshirë dhe fotografi në shoqëri me to (përfahirë fotografinë e mësipërme).

Tags: Naser Arifi
ShareTweetShare
Previous Post

Bider hebreu me origjinë italiane i UÇK-së që ra dëshmor për Kosovën, si iu bashkua UÇK-së

Next Post

Pas ekspertëve të ekonomisë edhe deputeti i PDK-së kërkon tërheqjen e 30% nga Trusti

Next Post
Pas ekspertëve të ekonomisë edhe deputeti i PDK-së kërkon tërheqjen e 30% nga Trusti

Pas ekspertëve të ekonomisë edhe deputeti i PDK-së kërkon tërheqjen e 30% nga Trusti

Lajmet e fundit

Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

23/05/2025
Tallet Latifi: Ëndrra kosovare, me një votë bëhesh profesoreshë – rasti i Dudës është fenomen

Tallet Latifi: Ëndrra kosovare, me një votë bëhesh profesoreshë – rasti i Dudës është fenomen

23/05/2025
Duda Balje zbardh prapaskenat e ofertës politike në këmbim të votës për për Albulena Haxhiun

Duda Balje zbardh prapaskenat e ofertës politike në këmbim të votës për për Albulena Haxhiun

23/05/2025
Rasti i kërcënimit të Osmanit, presidenca tregon se ende nuk është caktuar asnjë prokuror

Rasti i kërcënimit të Osmanit, presidenca tregon se ende nuk është caktuar asnjë prokuror

23/05/2025
Në rastin e vdekjes së disenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika

Në rastin e vdekjes së disenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika

23/05/2025
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

23/05/2025
Tallet Latifi: Ëndrra kosovare, me një votë bëhesh profesoreshë – rasti i Dudës është fenomen

Tallet Latifi: Ëndrra kosovare, me një votë bëhesh profesoreshë – rasti i Dudës është fenomen

23/05/2025
Duda Balje zbardh prapaskenat e ofertës politike në këmbim të votës për për Albulena Haxhiun

Duda Balje zbardh prapaskenat e ofertës politike në këmbim të votës për për Albulena Haxhiun

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.