Arianit Besiri është betuar si kryetar i një komunës Morbach në Gjermani.
Besiri detyrën e tij e fillon zyrtarisht me 1 mars.
Me mbi 60% të votave të fituara, zyrtarizimi i tij në drejtimin e komunës së Morbachut, me mbi 10 mijë banorë, është bërë në fund të muajit nëntor.
Ndonëse jeton dhe vepron në Gjermani, dashuria ndaj atdheut, Kosovës, nuk i është shuar asnjëherë.
Besiri kishte treguar se në vendlindje vjen zakonisht një herë në vit, gjatë stinës së verës.
“Unë vij të paktën një herë në vit në Kosovë, zakonisht gjatë verës, kur të gjithë janë aty. Atmosfera është thjesht e mrekullueshme dhe njerëzit janë me humor të mirë. Edhe pse jam rritur në Gjermani, ndiej një ndjenjë të veçantë atdheu në Kosovë”, ishte deklaruar Besiri për Klan Kosova.
Ai kishte folur edhe për sfidat që e presin tash si kryetar i Morbach.
Sipas tij, investime duhet të ketë fillimisht për të garantuar sigurinë e njerëzve, e më pas të sigurojë sa më shpejt që të jetë e mundur kujdesin mjekësor në zonat rurale