Pas përhapjes së një lajmi në disa media online, ku pretendohej për përfshirjen e saj në një ngjarje me natyrë kërcënimi, Ardiana Rama ka reaguar publikisht përmes një deklarate të drejtpërdrejtë, duke e quajtur lajmin “tërësisht të pavërtetë” dhe të dëmshëm për imazhin e saj.
“LAJMI NË PORTALE nuk është aspak i vërtetë. JU LUTEM shumë! Nuk jam as në gjendje të bëj diçka të tillë,” – shprehet ajo, duke sqaruar se ndodhet ende në një periudhë rikuperimi pas problemeve shëndetësore, të cilat janë të njohura për publikun.
Rama mohon kategorikisht çdo përfshirje në një akt kërcënimi dhe thekson se pretendimet e përhapura kanë si qëllim vetëm “prishjen e imazhit të saj”. Ajo shprehet se nuk ka arsye, interes, apo natyrë për të ndërmarrë një veprim të tillë.
“Dua të ju siguroj që ka ndodhur një keqkuptim. Nuk kam përse të bëj një gjë të tillë… ça më duhet mua të kërcënoj atë? As nuk më intereson,” – thekson më tej ajo në reagimin e saj.