Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar kthimin e Arben Vitisë në postin e ministrit të Shëndetësisë.
Shala ka thënë se marrja e postit të ministrit të Shëndetësisë për herë të tretë nga Arben Vitia është riciklim
“Arben Vitia është kthyer sepse s’ka pasë tjetër… Përveç mungesës së kuadrove, ne kemi një kryeministër që ëshët edhe ministër i krejt ministrive dhe ky dëshiron në kontroll gjithçka dhe për të pasur nën kontroll gjithçka duhet t’i ketë krejt vartësit e vet që janë ministra të dëgjueshëm, servil deri në pikën e fundit për t’i kontrolluar qysh do ai. Keni një qeverisje autoritare në mënyrë demokratike. Vitia është njerëzit më të dëgjueshëm, ndër njerëzit ë servil të Kurtit”, është shprehur Shala në emisionin “Ditari”.