Arben Gashi i LDK’së ka thënë se ekipit garues të VV’së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizive.
Kandidati për deputet ka thënë se VV i ka ikur debatit në parlament, në interpelanca nuk është paraqitur dhe i ka “paralizuar” komisionet hetimore parlamentare.
“Në Parlament i ik debatit. Në interpelanca nuk paraqitet. Komisionet hetimore parlamentare i paralizon. Debateve televizive iu shmanget. Dhe së fundmi, i paska ndaluar gjithë ekipin garues të LVV-së që të mos paraqiten askund.”
“Ky është Albin Kurti dhe kjo është qeverisja e tij 4-vjeçare. Tashmë është e qartë: Kosova ka nevojë për ndryshim! Koha është për veprim – bëhu ndryshimi!”