Apple ka njoftuar se do të ndërpresë riprodhimin e iPod Touch, duke i dhënë fund një pajisjeje të vlerësuar për revolucionarizimin e mënyrës sesi njerëzit dëgjojnë muzikë.
Kur iPod-i i parë u lançua në vitin 2001, ai mund të ruante 1000 këngë. Sot ka më shumë se 90 milionë këngë në shërbimin e transmetimit të Apple.
iPod Touch u projektua nga i njëjti ekip që më vonë shpiku iPhone, i cili shpejt e la në hije iPod-in.
Apple përditësoi për herë të fundit iPod-in në vitin 2019.
Ka pasur modele të ndryshme iPod gjatë viteve, duke përfshirë Nano dhe Shuffle por iPod Touch, i cili u lëshua në 2007 është modeli i fundit që u krijua.
Apple thotë se do të mbetet i disponueshëm “derisa stoqet të mbarohen”.
“Pajisja ka ripërcaktuar se si zbulohet, dëgjohet dhe shpërndahet muzika”, tha Greg Joswiak, nënkryetar i marketingut në Apple në të gjithë botën.
Modeli i parë i iPod-it u zbulua nga shefi i Apple Steve Jobs në stilin tipik të Apple në 2001 me shumë bujë dhe pritje.
“Muzika është një pjesë e jetës së të gjithëve. Muzika ka ekzistuar përgjithmonë. Ajo do të jetë gjithmonë përreth. Tani do të keni 1000 këngë në xhep”, tha Jobs gjatë prezantimit.
Analistët e teknologjisë thonë se ishte e pashmangshme që iPhone një ditë do të zëvendësonte iPod-in.
“Kur Apple krijoi iPhone-in, e dinte se përfundimisht do të nënkuptonte fillimin e fundit të iPod-it”, tha Ben Wood, analist.
iPod-i nuk ishte i pari MP3 në treg, ashtu si iPhone nuk ishte telefoni i parë inteligjent por dizajni unik i Apple i shtyu njerëzit të largoheshin nga CD dhe kasetofonët.
Steve Jobs tha në atë kohë se me iPod-in, dëgjimi i muzikës nuk do të jetë më kurrë i njëjtë dhe ai kishte të drejtë.