Apple ka humbur pozicionin e saj si kompania më e vlefshme në botë pas një shitjeje të gjerë të aksioneve të teknologjisë. Kjo bëri që në vend të parë të kalojë prodhuesi i naftës dhe gazit Aramco.
Aksionet e Apple ranë me më shumë se 5% në Nju-Jork të mërkurën me një vlerësim të tregut të aksioneve prej 2.37 trilionë dollarësh. Ndërsa Aramco vlerësohej në 2.42 trilion dollarë.
Kjo është hera e parë që prodhuesi i naftës dhe gazit në Arabinë Saudite Aramco mban vendin e parë që nga viti 2020. Aksionet në prodhuesit e energjisë janë rritur këtë vit pasi kostoja e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror është rritur. Ndërkohë aksionet e Apple kanë rënë me pothuajse 20% që nga fillimi i vitit pas një shitjeje në aksionet e teknologjisë.
Rritja e çmimeve ka qenë kërcënimi i vetëm më i madh për rimëkëmbjen e ekonomisë globale pasi ajo po del nga pandemia Covid-19.
Bitcoin, kriptovalutat e tjera kryesore dhe asetet dixhitale kanë vazhduar gjithashtu të bien ndjeshëm.