GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Aplikimi i Kosovës për Këshill të Evropës, reagon Departamenti i Shtetit

13/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Diplomatë e ekspertë të sigurisë paralajmërojnë emra të tjerë politikanësh e biznesmenësh nga Kosova në listën e zezë të SHBA-së
Share on FacebookShare on Twitter

“Kosova dhe Serbia janë vende sovrane që kanë të drejtë të përcaktojnë prioritetet e tyre të politikës së jashtme”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe), duke iu referuar deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se Kosova ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit me rastin e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Me marrëveshjen e nënshkruar në shtator të vitit 2020, Serbia dhe Kosova u angazhuan për bashkëpunim ekonomik, por edhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Pjesë e marrëveshjes ishte moratoriumi njëvjeçar, ku Kosovës i kërkohej që të mos aplikonte për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe Serbisë që të përmbahej nga një fushatë diplomatike për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës. Moratoriumi skadoi më 4 shtator të vitit 2021.

“Moratoriumi ishte krijuar për të zgjeruar hapësirën për bisedime dhe kompromis mes Kosovës dhe Serbisë, që ne besojmë se është në interesin strategjik të të dyja vendeve”, njoftoi Departamenti i Shtetit.

“Ne vazhdojmë të besojmë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, është vendimtar për të dyja vendet që të zhbllokojnë të ardhmen e tyre evropiane. Ne u bëjmë thirrje atyre për pjesëmarrje urgjente, fleksibile dhe serioze në këtë proces”, thuhet më tutje.

Shtatorin e kaluar, në prag të përvjetorit të Marrëveshjes së Uashingtonit, Departamenti i Shtetit inkurajoi drejtpërdrejt Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë moratoriumin rreth çështjeve që mund ta ndërlikojnë përparimin në fushat teknike.

Pasi ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla paraqiti kërkesën zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiq u tha gazetarëve në Beograd të enjten se Prishtina kishte “shkelur brutalisht” marrëveshjen e Uashingtonit.

“Pas gati dhjetë vitesh të nëpërkëmbjes së marrëveshjes së Brukselit, tash e kanë shkelur marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa as ata dhe as mentorët e tyre nuk e kanë respektuar ndonjëherë Rezolutën 1244”, ka theksuar presidenti i Serbisë.

Kujtojmë se Marrëveshja e Uashingtonit është nënshkruar pas dy ditësh bisedime ndërmjet përfaqësuesve më të lartë të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kryeqytetin amerikan më 3 dhe 4 shtator të vitit 2020, gjatë administrimit të presidentit, Donald Trump. Marrëveshja u ndërmjetësua nga i dërguari i Trumpit për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, i cili u ndal në bashkëpunimin ekonomik mes dyja palëve, i bindur se përmirësimi i situatës ekonomike dhe standardit të jetesës do të lehtësojë zgjidhjet politike.

Administrata e Bidenit ka pranuar obligimet nga marrëveshja e Uashingtonit, të cilën e ka konfirmuar disa herë vitin e kaluar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë vizitës së saj të fundit në rajon, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Karen Donfried, ka biseduar me presidentin Vuçiq, ndër të tjera, edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç u njoftua, ata ranë dakord që çështjet e hapura në dialog mund të zgjidhen nën patronazhin e BE-së për të arritur deri tek një zgjidhje. /Gazeta Papirus/

ShareTweetShare
Previous Post

“Nëse largohem prej punës, dikush duhet me vdekë” – Kërcënime në Komunën e Skenderajt, Policia nis hetimet

Next Post

Aktakuza e re: Dalin fakte se si dëshmitarët përgënjeshtruan njëri-tjetrin në deklarata

Next Post

Aktakuza e re: Dalin fakte se si dëshmitarët përgënjeshtruan njëri-tjetrin në deklarata

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.