GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Aplikimi i Kosovës në BE, Hoti i përgjigjet Vuçiqit: Po tenton të mashtrojë

15/12/2022
në Ballina, Ekskluzive, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Aplikimi i Kosovës në BE, Hoti i përgjigjet Vuçiqit: Po tenton të mashtrojë
Share on FacebookShare on Twitter

Sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se me aplikimin për anëtarësim në Bashkim Evropian, Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e Washingtonit. Mirëpo, njëjtë nuk mendon kryeministri që nënshkroi këtë marrëveshje më 4 shtator të 2020-s. Ish kryeministri Avdullah Hoti për Express pasi përmendi përfitimet e Kosovës nga kjo marrëveshje, tha se “kushdo që e interpreton ndryshe këtë marrëveshje tenton ta mashtrojë opinionin publik”.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, ashtu edhe siç pritej, nuk i ka pëlqyer shumë presidentit të shtetit fqinj, Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai gjatë një vizite në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian është shkelje e marrëveshjes së Washingtonit, të nënshkruar në shtator të 2020-s.

Në një prononcim për Gazetën Express, për këtë deklaratë të Vuçiqit, ka folur kryeministri i atëhershëm, Avdullah Hoti.

Hoti që vuri firmën e tij mbi Marrëveshjen e Washingtonit, fillimisht përmendi përfitimet e Kosovës nga kjo marrëveshje.

Ai tha se marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit Trump i ka sjellë Kosovës një njohje të re, atë të Izraelit, derisa shtoi edhe disa elemente të tjera.

“Marrëveshja e Washingtonit i ka sjell Kosovës një njohje të re, e ka definuar kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Serbisë, i ka përcaktuar zotimet e Kosovës për projekte rajonale infrastrukturore dhe çështje të tjera. Pra, kjo marrëveshje e ka fuqizuar shtetësinë e Kosovës”.

Hoti deklaroi se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë është publike dhe sipas tij “kushdo që e interpreton ndryshe këtë marrëveshje tenton ta mashtrojë opinionin publik”.

Marrëveshja e Washingtonit u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, mes kryeministrit të atëhershëm, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas kësaj marrëveshje, Kosova nuk kishte të drejtë që për një vit të aplikonte për anëtarësim në institucione apo organizata ndërkombëtare, derisa Serbia do ta ndalte fushatën për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Ky moratorium ishte i paraparë për një vit, mirëpo në përvjetorin e nënshkrimit të saj, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi që moratoriumi të vazhdonte.

“Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”, thuhej në marrëveshjen e 2020-s.

Tags: Aleksadar VuçiqiAvduallah Hotibe
ShareTweetShare
Previous Post

Ambasadori amerikan zbarkon tek Zyra e Presidentës, ja çfarë u diskutua

Next Post

Avioni-dron është gati, “Molla e Kuqe” e Turqisë kryen fluturimin e parë

Next Post
Avioni-dron është gati, “Molla e Kuqe” e Turqisë kryen fluturimin e parë

Avioni-dron është gati, “Molla e Kuqe” e Turqisë kryen fluturimin e parë

Lajmet e fundit

Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

21/05/2025
Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

21/05/2025
FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

21/05/2025
Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

21/05/2025
“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

21/05/2025
“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

21/05/2025
Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

21/05/2025
FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.