Ka dështuar takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Takimi ishte paraparë të mbahej me fillim nga ora 11:10, por zyra e Kuvendit sot ka njoftuar se takimi nuk do mbahet.
Arsyet nuk janë bërë të ditura.
“Takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, i paraprë për sot në orën 11:10, nuk do të mbahet”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.