Mëngjesin e sotëm dy fluturime janë anuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të erërave të forta.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
“Dy fluturime sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari, janë anuluar për shkak të erërave të forta”, tha ajo.
Ndryshe, njëri fluturim ishte nga Stambolli, ku aeroplani nuk kishte mundur të ateronte në Aeroportin e Prishtinës.
Udhëtarët u detyruan që të ktheheshin sërish në Stamboll.