Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se për shkak të situatës në veri të Kosovës, aktivitetet e parapara për sot në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohen.
Nga 21 maji, Kosova është bërë nikoqire e stërvitjeve më të mëdha ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023“, [Mbrojtësi i Evropës 2023].
Është paraparë që këto stërvitje të zgjasin deri më 2 qershor dhe në to të marrin pjesë mbi 1.300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me 24.000 ushtarakë të 25 vendeve të NATO-s.