Boksieri Anthony Joshua ka konfirmuar se do të përballet në ring me boksierin Deontay Wilder në dhjetor.
Ish kampioni i botës në peshat e rënda ishte duke filmuar një video me një tifoz, i cili i tha: “Forca kampion. Hej vëlla, ti duhet ta mposhtësh Wilderin?”.
Ajo do të ndodhë, ti e di çfarë do të ndodhë”, u përgjigj Joshua.
“A do të zhvillohet në dhjetor?”, tifozi pyeti sërish, me Joshuan që lëvizi kokën para se të shtonte: “Është një lajm publik, po e heqim poshtë, po e hedhim poshtë në dhjetor”.
Në fund tifozi shtoi: “Sigurohu që të fitosh këtë vit”.
Kjo vjen pasi Joshua disa javë më parë konfirmoi se përballja ndaj Wilderit ka 95 për qind gjasa të ndodhë.
Përpos kësaj, edhe promovuesi i britanikut Eddie Hearn ka udhëtuar për në Arabinë Saudite me shpresën që të gjejë marrëveshje për ta zhvilluar ndeshjen atje.
Beteja pritet të jetë pjesë e turneut ku Joshua do të përballet me Wilderin, në të njëjtën ditë kur Tyson Fury të përballet me Oleksandr Usyk për titullin e kampionit të padiskutueshëm për peshat e rënda.
Pastaj ideja është që fituesit e të dy dueleve të përballen me njëri-tjetrin një vit më vonë.