Është e qartë se objektivi kryesor i Ansu Fatit është të ketë sukses me ekipin e Barcelonës dhe mendon të vazhdojë të veshë fanellën me numrin 10-të edhe për shumë vite.
Kjo është transmetuar nga vet futbollisti dhe babai i tij tek agjenti, Jorge Mendes, i cili pasi mori dritën jeshile nga Barça i paraqiti futbollistit interesin e disa klubeve të mëdha evropiane si: Manchester United, Bayern Munich, Tottenham etj.
Pavarësisht deklaratave të babait të 20 vjeçarit, Bori Fati, i cili më 29 mars deklaroi në “Cadena Cope” se “Po të ishte në dorën time, unë do ta largoja atë nga Barça por ai dëshiron të vazhdojë aty. Unë jam i zemëruar si një baba dhe ajo që më shqetëson është se Ansu luan kaq pak minuta”.
Ansu Fati i tha Jorge Mendes se mesazhi është i qartë. Ai nuk mendon të largohet nga Barça, ai nuk vlerëson asnjë skenar tjetër përveçse të vazhdojë të ndjekë ëndrrën e tij për të pasur sukses me fanellën e Barçës, dhe më shumë pasi u bekua me numrin 10-të që Leo Messi veshi për shumë vite.