Dita e djeshme nuk ka qenë aspak relaksuese për Angela Martinin.
Modelja e njohur duket të jetë përballur me probleme shëndetësore dhe këtë e zbuloi vet përmes rrjeteve sociale.
Ajo ka ndarë një foto në InstaStory ku duket në shtratin e një spitali, duke marrë serum, ndërsa bashkangjitur shkruan “Saturday vibes”, duke mos dhënë detaje më tepër rreth gjendjes shëndetësore.
Postimi i saj ka shqetësuar jo pak miqtë e ndjekësit, teksa i urojmë Angela-s shërim të shpejtë dhe të rikthehet pranë familjes.