GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Anektoda shqiptare nga mërgimtarët” nga Salih Zogiani, libri më i ri për adhuruesit e anektodave

07/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
“Anektoda shqiptare nga mërgimtarët” nga Salih Zogiani, libri më i ri për adhuruesit e anektodave
Share on FacebookShare on Twitter

Salih Zogiani njihet si mbledhës i anektodave shqiptare, të thëna e të shkruara ku përfshihen të gjitha rrethet e trojet ku frymon shqipja jonë. 

Salih Zogiani ka të botuara shtatë libra me anektoda shqiptare, një të përkthyer në anglisht.

Salih Zogiani ka njoftuar për PROINTEGRA.CH, se tani ka përfunduar edhe librin e tetë “Anektoda shqiptare nga mërgimtarët”, i cili së shpejti do të dal nga shtypi.

Libri përmban 303 anektoda të mbledhura nga 85 tregimtarë mërgimtarë.

Salih Zogianin e shohim aktiv në takime të ndryshme kulturore e artistike, e sa herë që merr fjalën di ta bëjë turmën të qeshë. Ndërlidhjet e anektodave në memomentet në të cilat gjendet janë të hatashme, dhe kështu një shembull i mirë i qasjes me letërsinë gojore në të shkruar.

Po ndajmë një anektodë të shkruar në njërin prej librave të tij;

CAKËRRONI MA SHPESH E MYTNI DREQNIT KREJT
– Anekdotë –
Arsimtarët e një shkolle shkonin mirë mes vete dhe ishin marrë vesh të takoheshin kolektivisht, te njëri-tjetri, për muhabet. Kur i erdhi radha njërit, që e kishte babën shumë fetar, i tregoi babës që do t’i vinin shokët për muhabet dhe e pyeti nëse bën të pinin raki?
– Jo, nuk ban me pi raki n’shpi teme! – i tha i ati.
– Mbasi nuk ban me pi raki, a ban me pi konjak? – i tha djali.
– Veç raki nuk banë me pi, e tjetërsend pini çka të doni, – i tha i ati.
Kur filluan të pinin, i cakërronin gotat shpesh. Kur i pa e ama se po i cakërrojnë gotat shpesh, i pyeti:
– Pse po i cakërroni gotat kështu?
– Po, sa herë t’i cakërrojmë gotat, e mbysim nga një dreq, – i tha njëri.
– Amani ju koftë, bre djem, cakërroni sa ma shpesh e mbytni ndreqnit krejt, se ka shumë, – u tha plaka. 

Tags: AnektodakosoveMërgimtarëSalih Zogiani
ShareTweetShare
Previous Post

Personi i arrestuar dje në Prishtinë është basketbollist i skuadrës së njohur

Next Post

Çitaku: Gazsjellësi ka ecur edhe pa Kosovën, gabim i Kurtit që s’e përkrahu projektin e ShBA-së

Next Post
Çitaku: Gazsjellësi ka ecur edhe pa Kosovën, gabim i Kurtit që s’e përkrahu projektin e ShBA-së

Çitaku: Gazsjellësi ka ecur edhe pa Kosovën, gabim i Kurtit që s’e përkrahu projektin e ShBA-së

Lajmet e fundit

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

20/05/2025
Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

20/05/2025
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

Studim alarmant: Shkrirja e akullnajave po përshpejtohet, rrezikon miliona njerëz

20/05/2025
Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

Hyseni: Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit

20/05/2025
Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

Krasniqi takon ambasadorin e ri italian: Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.