Real Madridi do të përballet të mërkurën me Chelsea-n në fazën çerekfinale të Champions League.
Trajneri Carlo Ancelotti thotë se tifozët do të shohin një ndeshje spektakolare në “Santiago Bernabeu”, por që nuk do të jetë vendimtare rreth kualifikimit për në gjysmëfinale.
Sfida me Chelsea-n –“Ndeshja e së mërkurës nuk është vendimtare. Mund të ta japë një avantazh për ta menaxhuar më mirë lojën e kthimit. Jemi entuziastë. E duam një tjetër natë magjike në Bernabeu”.
Forma e kundërshtarit – “Chelsea e ka një super ekip, nuk janë duke u zbavitur, por ky mund të jetë motivi më kryesor në këtë moment, i cili mund t’i detyrojë ata që ta japin maksimumin. Jam i trishtuar për situatën e tyre, është e qartë, sepse atje jam zbavitur dhe kam kaluar shumë mirë. Jam tifoz i Chelseat, natyrisht”.
Shpërthimi i Realit në Champions – “Nëse rikthehemi është sepse kemi më shumë energji dhe besim. Loja mbyllet kur të vërshëllejë gjyqtari, ka thënë Boskov. Kemi luajtur më mirë se të tjerët”.
Real-Milan në finale –“Për mua dhe Paolon (Maldinin), Stambolli nuk është një kujtim i mirë (qeshet). Do të ishte fantastike”.