GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Analistja që mbeti pa pozitë shtetërore, kritikon vendimin e Qeverisë Kurti

24/01/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Analistja që mbeti pa pozitë shtetërore, kritikon vendimin e Qeverisë Kurti
Share on FacebookShare on Twitter

Analistja Luljeta Aliu ka komentuar vendimin për rritjen e faturave të energjisë elektrike, duke kërkuar sqarime nga KEDS për mos inkasimin e energjisë në veri të vendit.

Aliu thotë se KEDS, si kompani private, duhet t’i zgjidh vet problemet me konsumatorët në veri e jo ta përdorë si arsyetim për rritjen e tarifave të energjisë.

“Pse nuk po e bën KEDS-i inkasimin e rrymës në Veri? Rrjetin e energjetikës kur e kanë blerë me vetëm 26 milionë, e kanë pasur të qartë çfarë situate politike ekziston në Kosovë.  Pse nuk jau ndalin rrymën atyre që nuk paguajnë në Veri, por ankohen se kanë humbje? Mos të ankohen se po ka rezistencë nga qytetarët serbë, se nuk është problem i yni ai. Kompani private janë. Neve nuk po e kanë problem me na e ndalë rrymën”, ka shkruar ajo.

“Fundja është kompani private, dhe nëse nuk mund ta bëjë inkasimin, është problem i tyre. Le të bankrotojnë. Shumë më mirë do të ishte të bankrotojë KEDS-i dhe të kemi një kompani vendore të distribucionit”, tha ajo tutje.

Më tej, Aliu ka kërkuar nga qeveria që të mbrohet sovraniteti i Kosovës nga tendenca e Serbisë për të integruar një operator energjetik të tyre në veri të vendit.

“Nëse KEDS-it nuk i lejohet ta ndalë rrymën në Veri për ato amvisëri që nuk paguajnë, qytetarët duhet ta dijnë arsyen. Tregoni pse nuk po e ndalni rrymën në Veri? Pse ne duhet të paguajmë, e ata jo. Sepse Serbia do të futej me operator të vetin? Epo këtu duhet të përballeni me Serbinë, të mos e lejoni shkeljen e sovranitetit as në këtë rast”, shkroi ajo.

Tutje, ajo ka kritikuar Qeverinë duke thënë se “nuk është zgjidhje të ngritën çmimet e rrymës këndej, në anën tjetër të subvencionohet një kompani private me para nga KOSTT-i, para që do të futeshin në buxhetin e Kosovës përndryshe”, tha ndër të tjera ajo. “Ne po paguajmë edhe rrymën, edhe po e mbajmë gjallë KEDS-in me subvencionet me para tonat. Dy herë po paguajmë nga xhepat e varfër të kosovarëve”.

“Le ta thejnë qafen KEDS me gjithë KESCO!”, përfundoi shkrimin e saj Aliu.

Ndryshe, analistja shpesh herë ka përkrahur publikisht disa nga nismat e Vetëvendosjes sa ishte në opozitë.

Tags: Luljeta Aliu
ShareTweetShare
Previous Post

Milaim Zeka: Baton Haxhiu do të shpallet non-grata nga SHBA-të, ja arsyet

Next Post

Ne ish Jugosllavi kishte detyren e pengimit të valeve të RTSH për Kosovë, sot kandidat për president të Serbisë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.