GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Analisti shqiptar: Të zbardhet ngjarja në Deçan, mund të bëhet shkak i një konflikti ndër etnik

29/11/2021
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:3 mins read
Analisti shqiptar: Të zbardhet ngjarja në Deçan, mund të bëhet shkak i një konflikti ndër etnik
Share on FacebookShare on Twitter

Në studion e emisionit “Pikat mbi I”, u diskutua mas,akra e Deçanit,

Për analistin Artur Zheji, zbardhja e kësaj ngjarje duhet të jetë e një nevoje imediate, për arsye se vendi atje është në konflikt ndëretnik me serbët. Gazetarja Klodiana Lala nga ana tjetër, theksoi se deri më tani policia po heton shumë pista, por fakti që është vendosur një shpërblim i majmë për autorin dhe kërkimet në zonë me qen anti-eksploziv tregon sipas saj se ngjarja është më e thellë, se sa të dhënat që qëndrojnë në sipërfaqe.

Klodiana Lala: Deklarime zyrtare janë thjesht për të shkuar në linjën e tyre. Makina ka qëndruar në vendngjarje edhe të nesërmen. Mbaj mend se në orën 18:00 pasdite, kishte forca speciale të shumta në numër që kishin dhe qen anti-eksploziv që kanë bërë kontrollin e zonës. Nxënësit pretendojnë që ka qëlluar vetëm një person, ndërsa policia dyshon se ka pasur dhe bashkëpunëtorë. Fakti që u dha një shpërblim i majmë, tregon që policia po heton në detaje më të forta. Janë marrë pafund gjurmë gishtash, për të parë nëse ata persona janë skeduar më herët. Janë duke u marrë në pyetje dhjetëra banorë. Janë pyetur përfaqësues të fshatrave të tjera, ashtu janë duke u pyetur edhe stafi i mësuesve. Janë duke u kryer hetime të gjithanshme. Policia duhet të zbardhë këtë ngjarje. Nëse kjo nuk ndodh, autori i dyshuar duhet të marrë dënimin maksimal, por kjo duhet zbardhur sepse nëse le dyshime të hapura, mund të nxisë konfliktin mes kosovarëve dhe shtetasve të Serbisë. Dihet se konfliktet atje janë shumë të forta. Në këtë kuptim duhet zbardhur kjo ngjarja. Dëmshpërblimi është dhënë për të zbardhur çdo dyshim për çdo pistë. Edhe nëse është një krim në inate e sipër, kjo duhet sqaruar.

Artur Zheji: Lindin disa pyetje të cilat në mënyrë që populli që nuk ha barë, por argumente të jetë i pa dyzuar në lidhje me dorën vrastare se nga vjen dhe pse vrau? Pyetja e parë pse policia merr qenë anti-eksploziv. Që në nisjen e njësiteve për krehjen e zonës është menduar për të marrë qen anti-eksploziv. Menjëherë policia distancohet nga aktet terroriste. Po nga ana tjetër duhet të hedhë dritë për këtë ngjarje të rëndë. Unë mendoj se është hedhur kjo gjë për të mos patur konflikte etnike e për të mos shkuar në hakmarrje fisesh. Pse vendosen 20 mijë euro për informacion. Krimi është i rëndë, por është bombë me sahat të një konflikti ndër etnik. Sa më shpejtë të zbardhet kjo situatë, aq më mirë hiqet ajo kapsolla e dinamitit sepse është një zonë e minuar e gjitha ajo. Sfondi gjeopolitik i marrëdhënieve mes dy vendeve bëjnë që kjo pistë të jetë më e preferuar. A është policia e Kosovës duke fabrikuar një pistë alternative? Edhe mund të ndodhë. Ka shumë raste që janë gjetur vrasës, terroristë të rremë, për të mbyllur pistën e të vërtetës.

Klodiana Lala: Në rastin konkret mendoj se mes Kosovës dhe Serbisë ekzistojnë konflikte ndër etnike do të thotë që kjo duhet zbardhur. Nuk ka dëshmitarë, nuk ka kamera sigurie, asnjë gjurmë të autorit të vrasjes, vetëm një përshkrim fizik të nxënësve. Duke qenë se janë të mitur, fëmijë, ka qenë natë, ka qenë shumë shi, ata nuk janë shumë të besueshëm për shkak të traumës që kanë kaluar. Pavarësisht të gjithave ajo që më ka bërë përshtypje është fakti që aty ka persona përgjegjës që dalin me zë e figurë, japin informacion aq sa mund të jepen dhe janë të kujdesshëm në qasjen ndaj publikut. Nga ana tjetër nëse këtu zyrtarët fshihen ose manipulojnë opinionin publik, në Kosovë, kur gazetari pyet, janë më të gatshëm për t’u përgjigjur në raport me autoritetet shqiptare.

Tags: analisti Artur ZhejiRasti ne Gllogjan
ShareTweetShare
Previous Post

Tri femra do të jenë pjesë e kabinetit të Fadil Nures

Next Post

Hilfe Ralf’: Manchester United konfirmon menaxherin, kemi shumë punë për të bërë tha Rangnick(foto)

Lajmet e fundit

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

24/05/2025
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

24/05/2025
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.