Një grua nga Maryland, e cila fitoi një çmim lotarie prej 50 mijë dollarësh, tha se në fakt ka fituar çmime të mëdha edhe dy herë të tjera më parë – dhe të gjitha kanë ndodhur në mesin e muajit prill.
Gruaja nga Owings Mills i tha zyrtarëve të Lotarisë së Marylandit se ajo bleu biletën gërvishtëse “Money Bags” në Howard’s Pub & Deli në Qarkun Baltimore dhe u entuziazmua kur zbuloi se kishte fituar 50 mijë dollarë.
“Blej shpesh bileta gërvishtëse dhe zakonisht më ecën mirë. Ndërsa po vinim këtu sot, po mendoja për dy fitoret e mia më të mëdha dhe kuptova që të dyja kanë ndodhur në prill! Tani edhe e treta. Është e pabesueshme”, tha ajo.
“Fitova një çmim prej 10 mijë dollarësh para pesë vitesh dhe pastaj 20 mijë dollarë para dy vitesh,” tregoi ajo.
Fitorja më e fundit e la të habitur “nuk po e besoja atë që po shihja. Vetëm qëndrova dhe e shikoja. S’mund të prisja të shkoja në shtëpi për t’ia treguar familjes”.