Të mërkurën më 15.02.2023 Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti Ambasadoren e SHBA në Shkup Ekselencën e saj Z-nja. Angela Ageler.
Reisul Ulema së pari shprehi falënderimet e sinqerta për vizitën e Ambasadores dhe i dëshiroi mirëseardhje në BFI e RMV. Ai këtë vizitë e vlerësoi lartë duke e konsideruar si një forcim i bashkpinimit dhe dhënies përkrahje në synimet e saja në ngritjen e vetëdijes mbi besimin, paqën tolerancën si dhe ndikimin e BFI në zbutjen e anomalive të ndryshme që pengojnë rrugën drejt vlerave Euroatlantike. Shkruan gazeta papirus.
Gjatë takimit u bisedua edhe për shumë çështje dhe sfida të kohës si agressioni rus në Ukrainë, radikalizmi i çfarëdo lloji qoftë, forcimi i bashjetësës dhe tolerancës në përgjithësi. Poashtu u cek edhe akreditimi i Medresesë si një çështje shumë me rëndësi në ardhmërinë e shkolllimit të kuadrove të reja në të ardhmen.
Reisurl Ulema edhe njiherë dëshmoi se BFI e RMV është e paluhatshme në rrugën drejt vlerave Euroatlantike dhe anëtarësinë në BE.
Ambasadorja e SHBA Z-nja. Ageler falënderoi Reisul Ulemanë për pritjen e lartë që ia bënë dhe më pastaj shprehu bindjen e saj të thellë për ndikimin konstruktiv që e ka në shoqëri dhe se BFI e konsiderojnë partner të ngusht me të cilën ndajnë prioritete të përbashkëta nē zhvillimet e vlerave të kohës, në veçanti në shoqërinë ku vepron, si dhe në luftën kundër anomalive të kohës, si korrupcioni dhe shumë të tjera..
Në fund në shenjë rrspekti Ambasadores Ageler i ndanë mirënjohje për kontributin e saj në vendin tonë dhe më gjërë./Gazeta Pairus