Sipas tij, për këtë është pajtuar edhe Bashkimi Evropian, në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, dhe të ketë normalizim të marrdhënieve mes të dyja vendeve.
Këtë, ambasadori spanjoll, e tha në takimin që kishte sot me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Serbisë, Borko Stefanoviq.
Ndërkohë Stefanoviq e falënderoi Spanjën për mbështetjen aktive, duke aluduar në integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Serbisë.
Madje, spanjolli i ka konfirmuar atij se një praktikë e tillë do të vazhdojë tutje dhe se Spanja do të vazhdojë të mbështesë qëndrimin e Serbisë për këtë çështje.