GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Ambasadori Italian: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të kthyeshme

07/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ambasadori Italian: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të kthyeshme
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse pas prezantimit të draftit të Asociacionit nga ana e Kosovës, Serbia nuk i përmbush angazhimet të cilat i ka marrë përsipër, atëherë Bashkimi Evropian do të ndërmarrë masa edhe ndaj saj.

Kështu deklaroi ambasadori Italian në Kosovë, Antonello De Riu, sipas të cilit, masat e marra ndaj palës kosovare nga BE-ja janë të kthyeshme.

“Këto masa janë bërë në mënyrë që ti nxisin të dy qeveritë që ti përmbyshin angazhimet e tyre. Angazhimi i Qeverisë së Kosovës ka qenë që ta paraqes sa më shpejt një statut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe gjë që nuk është bërë nga Qeveria e Kosovës. Në atë moment kur Kosova të përmbush angazhimin e saj dhe ta prezantojë një statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Serbia nëse nuk i përmbush angazhimet e saj të cilat i ka marrë përsipër, atëherë masat analoge do të merren edhe për Serbinë në të njëjtën mënyrë nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ambasadori Italian, Antonello De Riu.

Diplomati Italian theksoi se të gjitha ligjet e një vendi duhet të respektohen, por për disa çështje duhet të merren vendime politike që të ecet përpara.

De Riu ritheksoi kërkesën ndaj Kosovës që të ulen tensionet në mënyrë që të mënjanohen faktorët të cilët mund të shkaktojnë përkeqësim të gjendjes në veri.

“Dialogu Kosovë-Serbi është ajo paradigmë çka ndodh në Ballkan. Ndonjëherë bëhen çështje parimore disa çështje që nuk janë të rëndësishme për jetën e njerëzve që jetojnë në këto vende. Nëse kishte pasur njerëz që janë më konkret, më racional në vendimet e tyre, nuk kishim ardhur në këtë pikë, dhe çështjet do të ishin zgjidhur shumë më shpejt. Kur flas për pragmatizëm nuk e kam fjalën për mosrespektimin e kushtetutshmërisë së një vendi, por flasim për vendime politike nga të cilat do të kishin përfitime vetëm popullsia që jetojnë këtu. Të gjitha ligjet e një vendi duhet të respektohen, por duhet të merren vendime politike për disa çështje që nuk janë aq shumë parimore sa po duken, dhe nga këto ecim tutje dhe përfiton popullata”, ka thënë ambasadori Italian, Antonello De Riu në RTK.

Tags: AmbasadoriBashkimi EvropianMasat
ShareTweetShare
Previous Post

Deputetët zviceranë, letër KE-së: Stop masave ndaj Kosovës, faji është më shumë i Serbisë

Next Post

Clinton: Radikalët serbë po e paralizojnë përparimin e rajonit

Next Post
SKANDALOZE: Veç shikojeni se çka bëri këshilltari i Kurtit kundër Bill Clintonit (Foto)

Clinton: Radikalët serbë po e paralizojnë përparimin e rajonit

Lajmet e fundit

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

18/05/2025
Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

18/05/2025
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të narkotikëve, detaje

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

18/05/2025
Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18/05/2025
Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

18/05/2025
Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

18/05/2025
Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

18/05/2025
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të narkotikëve, detaje

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.