GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ambasadori i ri kosovar: Gjermania duhet të dërgojë një të dërguar special për dialogun

08/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Ambasadori i ri kosovar: Gjermania duhet të dërgojë një të dërguar special për dialogun
Share on FacebookShare on Twitter

Në krye të shërbimit diplomatik të Kosovës në Berlin ka ardhur Faruk Ajeti. Të hënën ai ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit Frank Walter Steinmeier. Në një intervistë me DW, Ajeti flet për prioritet e punës së tij.

Zoti Ajeti, ju sapo kishit nisur një karrierë shkencore të suksesshme. A ishte vendim i lehtë kthimi në diplomaci?

Faruk Ajeti: U mendova gjatë kur ma ofruan këtë detyrë, në kuptim të përgjegjësive që më prisnin në Berlin dhe të lënies anash të karrierës shkencore, por t’i shërbesh Kosovës është një privilegj jetësor dhe çdo sakrificë është e vlefshme.

Ju vini direkt nga Vjena, ku deri në vitin 2020 kein punuar edhe si diplomat në Ambasadën e Kosovës. Cili është dallimi mes Vjenës dhe Berlinit? 

Në krahasim me Vjenën, Berlini padyshim është një nga kryeqendrat vendimmarrëse evropiane dhe ka një peshë të madhe në aspektin politik. Gjermania është edhe ekonomia e katërt në botë dhe e para në Evropë, është pjesë e BE-së, NATO-s, G7-ës dhe çdo mekanizmi me rëndësi globale. Këtu kemi një mërgatë shumë të madhe në numër, me mbi 400 000 pjesëtarë. Pra, sfidat janë më të mëdha dhe përgjegjësia është më e madhe.

Cila është strategjia juaj për të shfrytëzuar sa më mirë potencialet e diasporës? 

Në radhë të parë është potenciali ekonomik. Ne si ambasadë, së bashku me pesë konsullatat që kemi në të gjithë Gjermaninë, do të mbështesim çdo biznes që kërkon të investojë në Kosovë. Këtë mbështetje na e garanton edhe ligji për investime strategjike. Por edhe këmbimet kulturore, sportive, shkencore, në fushën e arsimit janë me rëndësi. Ne do të trokasim në të gjitha dyert që do të na ndihmojnë për të ndërtuar një Kosovë të fortë ekonomikisht dhe me një demokraci të konsoliduar.

Tani kemi një qeveri të re gjermane, e cila qysh në marrëveshjen e koalicionit është pozicionuar për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, për të mbështetur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, dhe për ta shoqëruar Kosovën drejt integrimit në BE. Çfarë mund të pritet më shumë se kaq nga Gjermania?

Është fat për mua që misionin tim ta filloj bashkë me qeverinë e re gjermane. Është hera e parë që qeveria gjermane flet me kaq hollësi për Ballkanin Perëndimor qysh në planin qeverisës. Dhe ky fakt më jep shumë optimizëm se në takimet e mia mund të bisedojmë për projekte konkrete. Unë këtë e vura re edhe në takimin tim me presidentin Frank Walter Steinmeier, i cili është një njohës shumë i mirë i Kosovës dhe rajonit. Pra, marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme, falë edhe një pune që është bërë nga paraardhësit e mi por edhe nga mërgata qysh në vitet 1990 me qeverinë në ekzil të Republikës së Kosovës, e në mos më parë. Por ne kemi nevojë për një angazhim më të fortë të Gjermanisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Pra, kemi nevojë që fuqia politike e Gjermanisë të përkthehet edhe më shumë ne praktikë e të luajë rol prijës në kuadër të BE-së, pse jo ndoshta të kemi edhe një të dërguar gjerman. Gjermania ka një konstante aktive të angazhimit të suksesshëm të saj në Kosovë dhe Ballkan. Gjithashtu mendoj se duhet ndryshuar narracioni i krijuar gabimisht në perëndim dhe fatkeqësisht edhe në Gjermani se pa Serbinë nuk mund të ketë zgjidhje në Ballkan.

Çfarë mund të bëni ju si ambasador në këtë drejtim? 

Unë do të përdor të gjithë forcën time argumentuese për të shpjeguar se një narracion i tillë deri tani nuk na ka ndihmuar të zgjidhim problemet. Pra, narracioni i krijuar gabimisht se Serbia është shteti kyç në Ballkan dhe se pa të nuk bëhet asgjë, është historikisht i gabuar, praktikisht i paqëndrueshëm dhe për të ardhmen i rrezikshëm. Thënë ndryshe, Beogradi është burim i destruktivitetit si ne Kosove, Bosnje dhe Hercegovine, Mal te Zi dhe më herët në Maqedoninë Veriore. Narracione te tilla qe privilegjojnë Serbinë janë te destinuara te dështojnë dhe ketë besoj na e ka mësuar mjaft mire historia. Unë do të kërkoj që të të drejtohet vëmendja nga ata që luajnë rol konstruktiv: Nuk ka qenë Serbia, por faktori shqiptar, qoftë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, apo në Shqipëri e Mal të Zi. Për të  ndryshuar këtë narracion duhet folur jo vetëm me ekzekutivin por edhe me ligjvënësit. Ngjashëm është edhe çështja e vizave. Edhe pse qeveria gjermane tani e ka vendosur qysh në marrëveshjen e koalicionit se do të kërkojë me forcë liberalizimin e vizave, mendoj se duhen sensibilizuar më shumë edhe ligjvënësit gjermanë, që kanë lidhje me kolegët e tyre në Evropë që të lobojnë për liberalizimin e vizave. Ka ardhur koha që shtetasit e Kosovës të trajtohen, ashtu siç e meritojnë, si evropianë./DW

Tags: Gjermanikosove
ShareTweetShare
Previous Post

Plagosi me pushkë kosovarin se “po i prishte qetësinë”, dënohet me burgim zvicerani

Next Post

Vazhdon sot seanca për Gucatin dhe Haradinajn

Next Post
Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Vazhdon sot seanca për Gucatin dhe Haradinajn

Lajmet e fundit

LVV-ja pret që me vota të diasporës të formojë e vetme qeverinë

Kallas kërkon zhbllokim: Të tejkalohet ngërçi e të formohet sa më shpejt qeveria

22/05/2025
Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

Tha se dikush ia vodhi 400 euro në xhami në Kaçanik, policia zbulon se ishte lajmërim i rremë

22/05/2025
Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

22/05/2025
Gërvalla e pret Kallasin në aeroport: Po vjen në një moment jemi më të angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike

Gërvalla e pret Kallasin në aeroport: Po vjen në një moment jemi më të angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike

22/05/2025
Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

22/05/2025
Vdes nga sulmi kardiak derisa ishte duke shkuar për të marrë ndihmë mjekësore

Vdekja e gruas në Durrës, mjeku: Pacientja erdhi në gjendje të mirë, pësoi arrest kardiak mëngjesin tjetër

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
LVV-ja pret që me vota të diasporës të formojë e vetme qeverinë

Kallas kërkon zhbllokim: Të tejkalohet ngërçi e të formohet sa më shpejt qeveria

22/05/2025
Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

Tha se dikush ia vodhi 400 euro në xhami në Kaçanik, policia zbulon se ishte lajmërim i rremë

22/05/2025
Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.