Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami ka treguar në Twitter propozimin që kryeministri Albin Kurti e paraqiti në tavolinën e bisedimeve përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Bajrami tha se propozimi përmbante zotimin e Kosovës që t’i shtyjë masat e radhës për targat dhe të nisin bisedimet për propozimin franko-gjerman, raporton Gazeta Express.
“Në takimin urgjent të thirrur nga Josep Borrell, Kosova ka propozuar t’i pezullojë fazat e mëtejshme për targat, në këmbim që Serbia të ndalojë së lëshuari targa ilegale dhe Serbia të fillojë procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania e Franca. Çuditërisht, kjo u refuzua”, ka shkruar Bajrami në Twitter.
Kurti dhe Vuçiq nuk u morën vesh për targat e automjeteve që Serbia i lëshon për banorët serbë në Kosovë. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell tha se propozimi i tij u pranua nga Vuçiqi, por u refuzua nga Kurti.