Kopjet e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian i janë dorëzuar edhe Ppresidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kështu ka bërë të ditur përmes Twitter-it, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami.
“E tashmja dhe e ardhmja e republikës tonë është evropiane” – ka shtuar Bajrami.
Dorëzimi në këto institucione vjen pasi që sot kryeministri, Albin Kurti, ia ka dorëzuar në Pragë letrën e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.
Ministri Bek ka potencuar se presidenca çeke e përkrah këtë aplikim të Kosovës.
Dje të tre krerët shtetërorë, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar këtë letër të aplikimit.