Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrahë Kosovës derisa të arrihet anëtarësimi i saj në institucionet evropiane dhe ato euroatlantike, përcjell Gazeta Papirus.
Ai shtoi se marrëveshja e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për implementimin e aneksit të planit franko-gjerman është rruga e duhur për arritjen e qëllimit që Kosova të anëtarësohet në BE.
Hovenier gjithashtu shtoi se kjo marrëveshje është kritike për zhbllokimin e së ardhmës së Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.”/Gazeta Papirus/