GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ambasadori Gjerman kritikon qeverinë

05/06/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ambasadori Gjerman kritikon qeverinë
Share on FacebookShare on Twitter

“Gjermania e do Kosovën brenda (KiE-së), por duhet të sigurohemi që vendet që kanë dyshime, që kjo shumicë e 2/3 të arrihet, dhe pa hapa të besueshëm në atë drejtim përsëri nuk po flasim për zbatim e Asociacionit, por për hapat e parë, dhe kjo nuk ka ndodhur. Dhe siç thuhet në letrat e dy shefave të qeverisë, topi ka filluar në Kosovë dhe është ende këtu, dhe gjersa topi rrotullohet në drejtimin ku dëshirojmë, rruga është e hapur për anëtarësim dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt”.

Kështu u shpreh ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë ekskluzive për Info Magazine në Klan Kosova.

Në lidhje me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ai u pyet se kur kjo mund të ndodhë, dhe se a janë në pyetje muaj.

“Po. Varet se kur topi shutohet në drejtim të duhur. Mund të ndodh sepse mund të ketë sesione të jashtëzakonshme në KiE, në Këshillin e Ministrave, por duhet të shohim lëvizje përkatëse nga qeveria”, theksoi Rohde.

Tutje, ai tha se raporti i raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, nuk përmend kushte, por rekomandime.

“Zyrtarisht ato nuk quhen kushte, por rekomandime. Më duhet të theksoj sërish: AP e KiE-së ka votuar me shumicë absolute për të rekomanduar Kosovën për anëtarësim, por vendimi i takon qeverisë, dhe kjo duhet të vendosë. Dhe në fund duhet ta bindni qeverinë. Dhe siç e dini, ne jemi aleatë të mëdhenj të Kosovës. Kemi thënë se 2/3 e shumicës është e siguruar nëse i ndërmerrni hapat e caktuar që e kemi këshilluar Kosovën që t’i ndërmarrë, dhe kjo ende nuk ka ndodhur. I referohem fjalëve që i thashë më herët: topi është në fushën e Kosovës”, potencoi diplomati gjerman i akredituar në Kosovë.

Duke u ndalur te raportet mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë, Rohde tha se “marrëdhëniet nuk ndërtohen në një çështje të vetme”.

“Në politikë, si në familje, keni nganjëherë mendime të ndryshme, duhet t’i menaxhoni mospajtimet. Në BE kemi 27 shtete anëtare, dhe duhet të themi se Gjermania ka disa tema të nxehta me fqinjin tonë Francën, por menaxhojmë pëlqimin dhe kompromisin. BE-ja nganjëherë është një proces shumë i mërzitshëm, jemi një makinë e kompromizuar, por kjo na sjell përpara, sepse të gjithë duhet në parim, në fund të fundit, të shikohen në pasqyrë dhe të thonë: si mund të arrijmë një emërues të përbashkët, dhe dëshira jonë, nuk po flas vetëm për Gjermaninë, dëshirojmë që Kosova të jetë aty. Dhe vetëm mund të japim këshilla, është vendim sovran i Kosovës të vazhdojë apo jo. Por mendoj se kjo do të ishte thënia ime përfundimtare për këtë: po t’i kishte ndjekur këshillat tona vitin e kaluar kur e keni dërguar aplikimin e Kosovës në AP, sepse ka pasur një bord dhe ka pasur shumë shtytje për shkak të Kosovës, dhe ia ka dalë mbanë. Kësaj radhe qeveria nuk i ka dëgjuar këshillat tona”, theksoi ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Tags: Ambasadori gjermanAmbasadori RohdeQEVERIA E KOSOVES
ShareTweetShare
Previous Post

Ska pasur raport Osmani – Vetëvendosje, ndërveprimi është ndërinstitucional

Next Post

“Fondi 3%”, Supremja refuzon akuzën ndaj Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit

Next Post
“Fondi 3%”, Supremja refuzon akuzën ndaj Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit

“Fondi 3%”, Supremja refuzon akuzën ndaj Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit

Lajmet e fundit

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

19/05/2025
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.