Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar për protestën e veteranëve të mbajtur dje (martë).
Rohde përmes një postimi në rrjetin social Faceook ka thënë se Gjykata Speciale është pjesë e sistemit ligjor të Kosovës. Spas tij, institucionet duhet të sigurohet që Gjykata ta kryejë punën e saj pa pengesa.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit ligjor të Kosovës dhe informimi i publikut është një shtyllë thelbësore e mandatit të saj. Anulimi i konferencës për shtyp pas presionit nga veteranët e UÇK-së ngre shqetësime të mëdha. Autoritetet duhet të sigurojnë që gjykata të mund ta kryejë punën e saj pa pengesa”, ka shkruar ambasadori gjerman, transmeton Gazeta Papirus.
Postimi plotë:
Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit ligjor të Kosovës dhe informimi i publikut është një shtyllë thelbësore e mandatit të saj. Anulimi i konferencës për shtyp pas presionit nga veteranët e UÇK-së ngre shqetësime të mëdha. Autoritetet duhet të sigurojnë që gjykata të mund ta kryejë punën e saj pa pengesa.