Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott, e ka mirëpritur diskutimin e sotëm për Asociacionin e komunave me shumicë serbe na hapësirat e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Abbott në profilkin e tij Facebook ka shkruar se ishte: Një diskutim i mirëpritur sot nga Ambasada amerikane dhe me pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes dialogut, Kosova është angazhuar për themelimin e një ASMM dhe palëve u takon të pajtohen formën dhe kohën e themelimit të saj.
“Ne inkurajojmë Qeverinë që të bëjë progres. Një organ i tillë nuk është vetëm angazhim ndërkombëtar, por ofron mundësi edhe për serbët kosovarë që të jenë pjesë e pandashme e Kosovës”, tha shkruar Abbott.
Ambasadori anglez më tej ka shkruar se Kosova është vend multietnik dhe komunat e saj do të mbeten multietnike. Nuk ka diskutim për krijimin e një enklave mono-etnike.