GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Ambasadori britanik ” bombardon” Qeverinë Kurti me deklaratë, ia shuan gjitha shpresat

15/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Ambasadori britanik ” bombardon” Qeverinë Kurti me deklaratë, ia shuan gjitha shpresat
Share on FacebookShare on Twitter

“Veprimi i njëanshëm” i qeverisë kosovare për t’i instaluar “me forcë” tre kryetarët e rinj në tre komunat veriore të banuara me shumicë serbe “i ka ndërruar parametrat e çështjes dhe në disa mënyra i ka bërë gjërat shumë më të vështira”, ka thënë ambasadori britantik Nicholas Abbott, në një intervistë për median serbe “KoSSeV”, ku ka folur gjerësisht rreth situatës së tensionuar në pjesën veriore të vendit.

Abbott ka treguar se qeveria britanike i ka konsideruar të gjitha masat e mundshme ndëshkuese ndaj qeverisë kosovare për shkak të këtij kursi tensionues, por se “nuk ka vepruar ende”. Diplomati britanik tha se shqetësimi i tij është se “njësitet speciale nuk duhet të përdoren si polici e rregulltë”.

“Më me rëndësi, njësitet speciale policore nuk kanë rol midis qendrës së popullatës. Nuk duhet të përdoren si polici e rregullt…Policia speciale kanë trajnim të veçantë që nuk mund të shërbejnë brenda ndërtesave. Në kuptimin e largimit të pikës së thyerjes, është tejet e rëndësishme që jo vetëm që këto njësi speciale të reduktohen por edhe në fakt të largohen nga qendrat e popullatës”, ka elaboruar ambasadori britanik.

Në lidhje me qëndrimin e kryeministrit të kosovar, Albin Kurti, se krejt çfarë po bëhet është asgjë me shumë se sundim i ligjit, Abbott ka dyshimet e tij. Sundimi i ligjit, sipas tij, i nevojiten policië, gjyqësim, prokurori; ndërsa shton se “nuk besoj se ata thjesht mund të vinë nga jugu i lumit Ibër”.

Duhet të ketë shtim të pranisë së EULEX-it, shtoi ai, e jo të njësive speciale policore.

“Ka një rol për KFOR-it, por KFOR-i s’është forcë poluicore; ka rol për EULEX-in dhe mbase është pak jo e sjellshme të thuhet kjo nga një ambasador britanik që duhet të shohim më shumë prani të EULEX-it. Por, mendoj se kjo është e nevojshme. Mendoj se kjo është një hapësirë ku natyra e të policuarit është shumë e rëndësishme”, ka thënë Nicholas Abbott.

Abbott shpjegoi edhe se vendi për nga vjen ka përvoja të gjata sa i përket vështirësisë së të policuarit duke e përmendur rastin e Irlandës Veriore.

“Shqetësimi im është specificiteti i çdo gjëje”, tha ai duke folur për dakordimin për reduktimin prej 25 përqind të pranisë së njësive speciale policore. “Duket sikur do të ketë një reduktim, por siç themi në në Angli ‘djalli fshihet në detaje’ – kush, ku, kur, mbi çfarë baze, ku do të shkojnë?”.

Duke vazhduar të flasë për situatën në veri, diplomati britantik vlerësoi se “ka nivel të lartë ndjeshmërie” dhe se “gjërat e vogla mund të kenë peshë të madhe”.

“Incidentet e vogla, keqkuptimet e vogla mund të shkaktojnë efekt më të madh, dhe kjo është ajo nga e cila në fakt kam frikë. Sepse nuk mund të kontrollosh gjithçka. Jo të gjithë aktorët janë të kontrolluar. Ekziston një element i rastësishëm kaotik në çdo situatë konflikti në çfarëdo niveli. Dhe kam frikë se jemi në atë hapësirë”, ka thënë ai.

Andaj, shprehet ai, frika e tij buron në atë se “njerëzit po reagojnë jo veç ndjeshmërisht, por edhe nga frika” dhe se “thuajse të gjithë janë të bindur se po mbrojnë veten në një mënyrë”.

Këtu ai i qëndroi sërish çështjes së policimit të veriut me njësi speciale. “Nuk ndërtohet ashtu besimi mes komuniteteve me kontroll policor mbi territor”, tha ai, “ani pse është qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar që njësitet speciale të mund të operojnë në veri”.

Por, ky operim, tha ai, “duhet të jetë për çështje të veçanta në lidhje me krimi dhe korrupsionin”.

“Fatkeqësisht, nuk është aty ku jemi dhe duhet të pranojmë se veprimi i njëanshëm i 26 majit nga qeveria e Kosovës për të vendosur me forcë kryetarët e komunave në zyrat komunale ka ndryshuar parametrat e çështjes dhe në një farë mënyre i ka bërë gjërat shumë më tepë të vështira. Kjo nuk do të thotë se Kosova dhe qeveria e Kosovës janë një faktor destabilizues brenda rajonit. Por ai veprim, mendoj se sigurisht ka qenë destabilizues sa i përket marrëdhënieve brenda këtij komuniteti, por edhe në komunitetet më të gjera brenda Kosovës”, ka thënë ambasadori.

Tags: AbbotambsadakurtiQeveria
ShareTweetShare
Previous Post

Memli Krasniqi viziton krerët e UÇK-së në Hagë, tregon dhimbjen e tyre

Next Post

OPSSSSS! Armend Mujës i del ”pahiri”postimi në publik: LVV dhe Lista Serbe kërcënojnë më së shumti rendin kushtetues

Next Post
Kundërshtoj  Trustin, por kjo është pasuria e madhe e Armend Mujës

OPSSSSS! Armend Mujës i del ''pahiri''postimi në publik: LVV dhe Lista Serbe kërcënojnë më së shumti rendin kushtetues

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.