Ambasadori amerikan mbledh në darkë “Ekipin e Unitetit”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është takuar me “Ekipin e Unitetit” që kishte marrë pjesë në bisedimet e Vjenës gjatë viteve 2006-2007.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hovenier ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për të kaluarën, udhëheqjen e Marti Ahtisaarit dhe arritjet e Kosovës ndër vite, shkruan lajmi.net.

“Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar ai.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë është shprehur mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës.

Nga ish-pjesëtarët e “Grupit të Unitetit” janë shumë fytyra të njohura që ende merren me politikë dhe kanë pozita vendimmarrëse.

“Ekipi i Unitetit” në atë kohë negocionte me një palë nga Serbia nën ndërmjetësimin nga “Grupi i Kontaktit” në të cilin bënte pjesë edhe Marti Ahtisaari.

Në to bisedohej për statusin final të Kosovës, por ato dështuan pasi pala serbe nuk pajtohej me propozimet. Këto bisedime i paraprinë shpalljes së pavarësisë së Kosovë më 2008.

Postimi i plotë i ambasadorit:

 

 

Next Post