Gjatë ditës së sotme, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e kapublikuarnjë fotografi me presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe ambasadorin e tanishëm amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, të realizuar rreth 12 vjet më parë.
Lidhur me këtë, Hovenier përmes një cicërime në Twitter, e ka falënderuar Krasniqin që ia ka kujtuar të kaluarën e tyre, duke thënë se është i kënaqur që tani ka mundësi për të vazhduar partneritetin me kolegët kosovarë.
Jam i kënaqur që e kam këtë mundësi për të vazhduar partneritetin me ju dhe shumë kolegë të tjerë kosovarë. Faleminderit për këtë kujtim të së kaluarës sonë të përbashkët”, shkroi Hovenier.
Kujtojmë se Krasniqi në postimin e tij ka thënë se Kosova është me fat që president i SHBA-së është Joe Biden.