Ambasada ruse në Serbi dënoi veprimin e djeshëm të policisë në veri të Kosovës, pasi Policia e Kosovës sulmoi me forcë ndërtesat e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, duke përdorur gaz lotsjellës dhe bomba shokuese kundër serbëve të grumbulluar.
“Ne dënojmë me vendosmëri veprimet e rrezikshme të njëanshme të qeverisë së Republikës së Kosovës, policët e të cilëve pushtuan ndërtesat e komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit më 26 maj”, ka shkruar në Twitter ambasada ruse në Beograd.
Kosovës i bëhet thirrje që “të ndalojë menjëherë dhunën ndaj serbëve në veri të Kosovës”.
“Ne mbështesim qëndrimin e lidershipit serb se nuk ka alternativë ndaj procesit të negociatave në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura në zgjidhjen e problemit të Kosovës”, thonë nga Ambasada Ruse.
Ambasada ruse kujton se e drejta ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, krijon një bazë solide për këtë.