GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ambasada e SHBA’së në Prishtinë i reagon Vulinit për mohimin e Masakrës së Reçakut

11/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ambasada e SHBA’së në Prishtinë i reagon Vulinit për mohimin e Masakrës së Reçakut
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka dënuar mohimin e Masakrës së Reçakut të cilën e bëri dje ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin.  

Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, një zëdhënës i ambasadës ka thënë se mizoritë që janë kryer në masakrimin e civilëve në Reçak janë të dokumentuara mirë.

“Mizoritë që ndodhën në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrimin e civilëve, janë mirë të dokumentuara. Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe madhërimi i krimeve të luftës u sjell dhimbje të mbijetuarve, i çnderon viktimat dhe i zgjat përçarjet e vazhdueshme që vazhdojnë t’i pengojnë pajtimin, paqen dhe mirëqenien afatgjate për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së ShBA’së.

Ish-zyrtari i partisë JUL që udhëhiqej nga gruaja e Millosheviqit, Aleksander Vulin, e ka quajtur “trillim” dhe “gënjeshtër” masakrën e Reçakut që forcat policore dhe ushtarake serbe kishin kryer më 15 janar në fshatin Reçak të Shtimes.

Deklarata e Vulinit mori reagime të ashpra nga Bashkimi Evropian dhe nga zyrtarët e lartë në Kosovë.

Zëdhënësi i BE-së në një deklaratë tha se s’ka vend për të mohuar atë çfarë ka ndodhur në Reçak.

“Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë. E ritheksojmë se nuk ka vend për të mohuar apo nënvlerësuar atë që ndodhi në Reçak”, ka thënë ai.

Ndërkaq sot, shefja e shtetit, Vjosa Osmani e quajti mendësi të Millosheviqit mohimin e krimeve në Kosovë.

“Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur”, thuhet në deklaratën e presidentes Osmani.

E para e shtetit ka thënë se ka qenë pikërisht ngjarjet në Reçak dhe masakrat e tjera, ato që kanë nxitur ndërhyrjen e NATO-së për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.

“Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera,  NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal”, ka thënë Osmani.

Tags: Ambasada USakosove
ShareTweetShare
Previous Post

LAJMI FUNDIT- Sali Berisha voton shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetar i PD-së

Next Post

Video : Sërish protesta në Serbi

Next Post
Video : Sërish protesta në Serbi

Video : Sërish protesta në Serbi

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.