GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë i përgjigjet Vulinit për mohimin e Masakrës së Reçakut

11/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë i përgjigjet Vulinit për mohimin e Masakrës së Reçakut
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka dënuar mohimin e Masakrës së Reçakut të cilën e bëri dje ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin. Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, një zëdhënës i ambasadës ka thënë se mizoritë që janë kryer në masakrimin e civilëve në Reçak janë të dokumentuara mirë.

“Mizoritë që ndodhën në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrimin e civilëve, janë mirë të dokumentuara. Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe madhërimi i krimeve të luftës u sjell dhimbje të mbijetuarve, i çnderon viktimat dhe i zgjat përçarjet e vazhdueshme që vazhdojnë t’i pengojnë pajtimin, paqen dhe mirëqenien afatgjate për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së ShBA-së për Express.

Ish-zyrtari i partisë JUL që udhëhiqej nga gruaja e Millosheviqit, Aleksander Vulin, e ka quajtur “trillim” dhe “gënjeshtër” masakrën e Reçakut që forcat policore dhe ushtarake serbe kishin kryer më 15 janar në fshatin Reçak të Shtimes.

Deklarata e Vulinit mori reagime të ashpra nga Bashkimi Evropian dhe nga zyrtarët e lartë në Kosovë.

Zëdhënësi i BE-së në një deklaratë tha se s’ka vend për të mohuar atë çfarë ka ndodhur në Reçak.

“Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë. E ritheksojmë se nuk ka vend për të mohuar apo nënvlerësuar atë që ndodhi në Reçak”, ka thënë ai.

Ndërkaq sot, shefja e shtetit, Vjosa Osmani e quajti mendësi të Millosheviqit mohimin e krimeve në Kosovë.

“Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur”, thuhet në deklaratën e presidentes Osmani.

E para e shtetit ka thënë se ka qenë pikërisht ngjarjet në Reçak dhe masakrat e tjera, ato që kanë nxitur ndërhyrjen e NATO-së për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.

“Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera,  NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal”, ka thënë Osmani.

Tags: Ambasada AmerikanePrishtine
ShareTweetShare
Previous Post

Presidenca publikon fotografitë: Radojcic para dy muajsh në tubim me ministrin e Qeverisë Kurti dhe Vucicin

Next Post

Çfarë po ndodh në PD/ Basha mbledh mbështetësit ditën që po e shkarkojnë

Next Post
Çfarë po ndodh në PD/ Basha mbledh mbështetësit ditën që po e shkarkojnë

Çfarë po ndodh në PD/ Basha mbledh mbështetësit ditën që po e shkarkojnë

Lajmet e fundit

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.