Ambasada e Kosovës në Washington ka falënderuar shtetin e Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ka bërë një thirrje të fuqishme për shtetet tjera që akoma nuk e kanë njohur Kosovën.
Në një postim në Facebook, ambasada ka theksuar se njohja e pavarësisë së Kosovës është “gjëja e duhur që duhet bërë, juridikisht, politikisht dhe historikisht.”
“Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, dhe vendi i saj në bashkësinë ndërkombëtare është i pamohueshëm dhe i pakthyeshëm”, thuhet në postimin e ambasadës.
Ky apel është një hap tjetër në përpjekjet për të siguruar njohjen e plotë të Kosovës si shtet të pavarur në arenën ndërkombëtare.