Ambasada amerikane në Kosovë ka shpërndarë një postim të KFOR-it në rrjetin social Facebook.
Në këtë shkrim, thuhet se janë të gatshëm për të ofruar siguri për qytetarët e Kosovës.
“Të gatshëm për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në postim.
Ndërkohë, në shkrimin e KFOR-it që është publikuar më nëntë janar, tregohet për disa trajnime të mbajtura në kampin Bondsteel.
Siç bëhet e ditur mes tjerash, trajnimi është zhvilluar më gjashtë janar të këtij viti.