Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka ngushëlluar për vdekjen e Bajram Qerkinit, i cili ishte kryetar shoqatës “Zëri i Prindërve”.
“Ngushëllimet tona më të thella familjes dhe kolegëve të Bajram Qerkinaj. Zëri që ai u dha mijëra familjeve që kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë për të dashurit e tyre të zhdukur ishte frymëzues”, tha ambasada.
Qerkini vdiq dje pas një sëmundje që e mbajti shtrirë qe disa muaj.Për vdekjen e tij ngushëlluan krerë të shtetit dhe ambasadat e tjera të huaja në vend.