Ish-ambasadorja dhe ish-deputetja Alma Lama, ka dhënë detaje nga koha kur ishte pjesëtare e VV’së për presionin që u bëhej asaj dhe deputetëve të tjerë të kësaj partie nga Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Ajo, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministri Kurti, në atë kohë u bënte presion anëtarëve të VV’së, që ata të mos flisnin e as të mos i përshëndetnin deputetët e partive të tjera shqiptare
“Kur isha ne VV kishim direktiva dhe presion te jashtezakonshem nga AK qe mos te flisnim e pershendeteshim me kolege deputete te partive te tjera shqiptare”, ka thënë ajo ndër tjerash.
Ndërsa dje, ka shtuar Lama, u dëshmua se kjo parti, do të thotë VV’ja, nuk e ka problem bashkëpunimin me serbët, madje edhe kur ata janë kriminel.
Këto komente ajo i ka bërë pasi dje u publikuan përgjimet mes Mimoza Kusarit-Lila dhe Slavko Simic nga Lista Serbe.
Postimi i plotë:
Kur isha ne VV kishim direktiva dhe presion te jashtezakonshem nga AK qe mos te flisnim e pershendeteshim me kolege deputete te partive te tjera shqiptare.
Mua me dukej marrezi kjo, si ne aspektin njerezor, ashtu edhe ne aspektin profesional pasi bashkepunimin ne Kuvend per cdo iniciative eshte i nevojshem dhe i pashmangshem. Per nje pershendetje kolegiale ata me metoda staliniste ishin gati te te shpallnin publikisht pjese te SHIK-ut etj etj.
Por dje na u deshmua me ze e figure se VV nuk e paska problem bashkepunimin me serbet, madje edhe kur ata jane kriminele te njohur te shpallur ne kerkim nga drejtesia.
Mashtrimi ka emer!!! /