Nënsekretarja e ShBA-së ka vlerësuar takimin me kreun e ekzekutivit kosovar, derisa ka thënë se Kosova bën pjesë në BE dhe NATO.
Ajo ka kërkuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë të arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Vlerësoj diskutimin gjithëpërfshirës me kryeministrin e Kosovës, Albin. Kosova i përket BE-s dhe NATO-s. Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Allen.